970×90
970×90
970×90
970×90

Si u caktua 25 dhjetori si Krishtlindje? Prej një perandori pagan…

Si u caktua 25 dhjetori si Krishtlindje? Prej një perandori pagan…

Data e 25 dhjetorit, kur Krishtlindja kristiane feston lindjen e Jezusit është konvencionale dhe e dokumentuar në kalendarët e festimeve duke filluar nga shekulli III-IV pas Krishtit. Kush gërrmon në rënjët e festës së krishterë nuk gjen evangjelistë, në fakt, por një perandor romak shumë pagan, dhe një papë. Perandori ishte Aureliani, i cili duke dashur të unifikonte kulturalisht botën romake, në vitin 274 vendosi me dekret një Zot të përbashkët për të gjithë njerëzit e tij (Sol invictus), duke fiksuar festën (Dies natalis) pak pas solsticit dimëror, atëherë kur ditët rifillonin të zgjateshin. Kështu të krishterët e gjetën Krishtlindjen e Zotit unik të gatshme. Dhe shumë shpejt e zëvendësuan Diellin me Jezusin. Më pas erdhi Papa, që njihej Giulio I: ndoshta ishte ai që fiksoi zyrtarisht festën në fund të dhjetorit. Kjo ndodh rreth vitit 352, kur kristianizmi ishte i ligjshëm prej vetëm 40 vitesh./bota.al

Related posts