Për dallim nga mesazhet me tekst, të cilat vijnë me njoftimin kur lexohet mesazhi, të dish nëse një person ka lexuar apo jo emailin tuaj është mjaft e ndërlikuar.
Për disa, kjo mund të jetë e rëndësishme sepse nëse e dini që personi ka lexuar emailin tuaj, por nuk ka kthyer ende përgjigje, atëherë mund të vazhdoni në hapin tjetër.
Me Gmail, Google lejon ndjekjen e postës elektronike, por për fat të keq funksioni është i disponueshëm vetëm për ata që janë nën programin G Suite.
Kjo do të thotë nëse keni një llogari Gmail që është për përdorim personal, nuk do të mund të përdorni gjurmuesin.
Sidoqoftë, nëse keni një llogari G Suite, atëherë këto janë hapat që mund të ndiqni për të marrë njoftimin e mesazhit të lexuar, për emailet tuaja.
– Shkruani një email të ri në Gmail
– Në fund të kutisë Compose klikoni More>Request read receipt
– Pasi të keni përfunduar me shkrimin e emailit tuaj, shtypni opsionin ‘Send’ dhe do të njoftoheni kur emaili juaj të jetë lexuar.