970×90
970×90
970×90
970×90

Si ta shpëtosh menjëherë telefonin kur të bie në ujë, harrone metodën e orizit

Si ta shpëtosh menjëherë telefonin kur të bie në ujë, harrone metodën e orizit

Shumica e njerëzve janë të mendimit se nëse bie telefoni në ujë, ky është dënimi i fundit. Ndryshe nga shumica që u ka rënë telefoni në tualet, në një pellg me ujë, në det, pishinë a kudo dhe që kanë hequr dorë përfundimisht nga aparati i tyre, për të tjerë ky moment nuk është edhe aq i tmerrshëm. Nëse nuk të ka ndodhur personalisht, je me fat, por nuk është një dëm i pamundur të riparohet.


Gjithsesi, këshilla më e mirë sapo të ka rënë telefoni në ujë është ta nxjerrësh sa më parë nga uji, ta mbash vertikalisht dhe ta përplasësh butë mes dy duarve në mënyrë që uji të dalë jashtë. Nuk është e nevojshme ta mbyllësh telefonin, por për disa orë lëre në ambient të ajrosur ose edhe përpara një ventilatori.

Mos e lidh me aksesorë të tjerë, për shembull karikues, deri sa të jetë tharë plotësisht. Mos përdor as tharëse flokësh, e cila mund të prishë pjesën e jashtme të smartphone apo ekranit. Por mund të ndodhë që telefoni të bjerë në banjë apo të jetë viktimë e derdhjes së ndonjë gote. Në këtë rast, shpëlaje shpejt telefonin me ujë, fshije me një cope të thatë dhe lëre të thahet natyralisht në një vend me ajër.

Nëse smartphone nuk është rezistent ndaj ujit

Gjërat ndërlikohen për smartphonet që nuk kanë asnjë shkallë mbrojtje nga uji. Në këtë rast, fike sa më parë telefonin, hiq kartën SIM dhe baterinë (nëse kjo është e mundur). Pastaj mbaje vertikalisht, në mënyrë që uji të dalë jashtë. Është e rëndësishme të presësh gjysmë dite para se ta hapësh sërish telefonin e të shikosh nëse punon ende.

Historia e orizit

Një ndër këshillat më të shpeshta që jepen në kësi rastesh është vendosja e tyre në një kuti me oriz, i cili mendohet se ndihmon në përthithjen e lagështirës nga qarqet, duke nxitur tharjen më shpejt. Megjithatë nuk ka tregues se ai ofron një rezultat më të mirë se lënia e smartphone në një mjedis të ajrosur.

Ndoshta e ke dëgjuar dhe praktikuar metodën me oriz për të tharë telefonin, por lëre mënjanë këtë dhe provo një metodë më efektive.

Të gjithë e njohin atë lloj xheli (kristalinë) që zakonisht vjen së bashku me këpucët e reja apo me portofolat. Është koha për t’i ruajtur, sepse ato do të të ndihmojnë për t’i larguar lagështirën telefonit. Ky lloj xheli është mjaft poroz dhe përmban miliona vrima të vogla që thithin lagështirën, duke e bërë kështu zgjidhjen e përkryer për të telefonin e lagur.

Ja çfarë duhet të bësh nëse të ka rënë telefoni në ujë:

1. Fike menjëherë për të parandaluar djegien e qarkut të shkurtër.

2. Fshije sa të mundesh me një copë të pastër (garzë).

3. Çmontoje telefonin duke hequr çdo pjesë që mundesh ta pastrosh nga uji, si bateria, karta, etj.

4. Hape telefonin dhe lëre ajrin të depërtojë në të.

5. Vendosi të gjitha pjesët e telefonit në një qese me disa pako xhel këpucësh.

6. Prit të paktën 72 orë para se ta testosh telefonin përsëri. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, montoje telefonin dhe provo ta ndezësh.

Related posts