Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka vizituar vendin ku po kërkohen dy policët e humbur, në lumin Lepenc, ku ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme.
Ndërsa zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha theksoi se të gjitha njësitet janë duke bërë gjithçka për gjetjen e policëve të aksidentuar.
Bashkë me ministrin ishte edhe shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.