970×90
970×90
970×90
970×90

Si e mori vesh Ramush Haradinaj lajmin për kapjen e Gylenistëve sipas Pacollit

Si e mori vesh Ramush Haradinaj lajmin për kapjen e Gylenistëve sipas Pacollit

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se nuk ka qenë i informuar për operacionin për kapjen dhe dëbimin e gylenistëve. Ai ishte njoftuar nga Gazeta Express për lajmin derisa ka treguar se shefi i tij këtë informatë e kishte marrë nga ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie.
Ministri i Punëve të Jashtme ka treguar se ishte në terr informativ lidhur me kapjen dhe dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova në Turqi.

“Asnjëherë askush nuk më ka fol mua për këtë problem”, tha Pacolli.

“Informatën për këtë që ka ndodh e kam marrë prej Gazetës”, theksoi ai.

“Jam mbajt në ‘blackout’”, tha Pacolli, gjë për të cilën nuk e di arsyen.

“Nuk e di’, thotë ai.

“Unë e di vetëm një. Kryeministri e ka marrë një telefonatë gjatë mbledhjes së qeverisë prej ambasadorit amerikan”, theksoi ai.

“E kam pa se është tërheq kryeministri nga mbledhja dhe ka folur me Delawie”, tregoi ai.

Related posts