
Cristiano Ronaldo është njëri prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.
Ka fituar thuajse gjithçka, si në nivelin ekipor, atë me Kombëtaren, por edhe në atë individual.
E rrugën e tij duket se po e ndjek edhe i biri i tij, Cristiano Ronaldo Jr, përcjell “Gazeta Express”.
Në një video që është bërë virale, futbollisti i ri portugez i shfaq shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme në njërën prej seancave stërvitore.
Pra, duket se pesë herë fituesi i Topit të Artë dhe kampioni i Evropës me Portugalinë, po e lë një pasardhës të denjë dhe futbollin po e lë në duar të sigurta