970×90
970×90

Si asnjë këngë tjetër shqiptare, “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking kalon 30 milionë klikime për një javë

Si asnjë këngë tjetër shqiptare, “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking kalon 30 milionë klikime për një javë


Të premten e datës 20 prill, këngëtarja Dhurata Dora solli bashkëpunimin e saj me një emër të njohur jashtë trojeve shqipfolëse, reperin Soolking.

“Zemër” titullohet kënga e dyshes, e cila erdhi e gërshetuar në dy gjuhë: atë shqipe dhe frënge.

Kënga u mirëprit nga publiku, dhe me të publikuar morri hovin e miliona klikimeve në kanalin YouTube.

Audienca e këtij bashkëpunimi ka qenë jo vetëm shqiptare, por edhe gjermane, frënge dhe në përgjithësi evropiane.

“Zemër” ka qëndruar në pozitën e parë në top trendet e listuara nga YouTube në shtetet si: Gjermania, Belgjika dhe Algjeria.

Duke grumbulluar mbi 30 milionë klikime për një javë, “Zemër” arrin të thyejë rekordin që asnjë këngë tjetër shqiptare s’e përmban deri tash – atë të posedimit të një shifre të tillë klikimesh në kaq pak kohë.

Meritat për këtë projekt muzikor i takojnë kompanisë “RedBox Entertainment”, përkatësisht producentit Big Bang Beats, i cili është njëherësh edhe kriues i këtij hiti. /

Related posts