970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Si arriti Isa Mustafa ta bindë Ramush Haradinajn për marrëveshjen e Washingtonit

Si arriti Isa Mustafa ta bindë Ramush Haradinajn për marrëveshjen e Washingtonit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka folur për komunikimin që ka pasur me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj pak para takimit të Washingtonit, ku u nënshkrua marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump.


“Me z. Haradinaj kemi komunikuar me telefon dhe me mesazhe me dt 3 shtator, jemi takuar dhe kemi pirë kafe me dt 4 shtator në ora 10 paradite. E kam informuar se teksti për Ujmanin, ashtu siç më është prezantuar nga z. Hoti, flet për studim të fizibilitetit dhe marrëveshja si e tillë nuk nënshkruhet në një dokument me palën serbe, prandaj se nuk ka vend të shqetësohemi. Kemi vazhduar të komunikojme edhe pasdite, me kohen tone lokale”, ka shkruar Mustafa.

Ai ka treguar se Haradinaj ka shprehur kërkesën që teksti (ky që është nënshkruar e jo ndonjë tekst tjeter) të mos nënshkruhet si marrëveshje me Serbinë por vetem me SHBA-të, ose që në marrëveshje të mos përmendet Ujmani, por vetëm fizibiliteti për ujërat.

“Jam informuar nga Kryeministri, pasi ia kam prezantuar këto shqetësime, se pala amerikane nuk pajtohet të bëhen ndryshime të marrëveshjes dhe se mbetet ose të nënshkruhet marrëveshja ashtu siç është dakorduar ditën e 3 shtatorit ose të mos nënshkruhet”, tha ai.

Mustafa ka folur edhe se Harandinaj e ka njoftuar për dorëheqjen ministrave të tij që ishin pjesë e delegacionit të Kosovës.

“Unë jam informuar nga z. Haradinaj më 4 shtator për dorëheqjen e dy ministrave të AAK-së, ( në ora 15:19 min) iu kam përgjigjur se z. Hoti po komunikon me ndërmjetësuesit amerikan por se edhe une edhe ai (Haradinaj) kemi kërkuar involvim të fuqishëm të SHBA-së, prandaj kur është fjala me këtë partner, ne mund të kërkojmë mirëkuptim por është vështirë të kundërshtojmë, sidoqoftë është mirë të ruajmë këtë partneritet mes veti dhe me SHBA-të”, tha Mustafa.

Sipas tij, punët e qeverisë këkojnë besim dhe bashkëpunim.

“I tillë është edhe dialogu. Kryeministrin dhe qeverinë e kemi zgjedhur dhe i kemi dhënë besimin si partner të koalicionit, prandaj vetëm mbi këtë bazë mund të funksionojë qeveria dhe ta bëjë punën e saj”, ka shtuar ai.

Related posts