970×90
970×90

Shuma marramendëse që FFK-ja do të arkëtonte në rast të kualifikimit të Kosovës në ‘Euro 2020’

Shuma marramendëse që FFK-ja do të arkëtonte në rast të kualifikimit të Kosovës në ‘Euro 2020’

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin “Rock n’Roll Fotoball” që transmetohet në Radio Prishtina dhe TV Zëri.

Remzi Ejupi njihet si njëri prej donatorëve më të mëdhenj në futbollin e Kosovës që pas luftës.

Sot, përkundër shumë sfidave, Ejupi e drejton me shumë krenari dhe me mjaft sukses klubin më të madh në vend, FC Prishtinën.

Duke komentuar ‘hallakamën’ e fundit të krijuar në FFK, Ejupi ka thënë se kjo situatë nuk do t’i dekoncentrojë aspak futbollistët e Kosovës në prag të ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

“Aspak nuk do të ndikojë. Ata e dinë mentalitetin këtu dhe janë të përgatitur dhe arsimuar në mënyrën më të mirë”, ka thënë Remzi Ejupi në ‘Rock n’Roll Football’, përcjell Zëri.

“Ata nuk lodhen me këto gjëra. Ne duhet të fokusohemi dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, tregon presidenti i FC Prishtinës.

Tutje, ai ka treguar edhe për fitimet e mëdha financiare që FFK do t’i merrte në rast të kualifikimit në ‘Euro 2020’.

“Unë e shoh edhe anën financiare, pasi në rast kualifikimi, FFK arkëton rreth 12 milionë euro”, tregoi Ejupi.

Related posts