Mbrëmë, reperi Capital T ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku dhe ka zbuluar shumë të pathëna për jetën private dhe karrierën e tij.
Reperi ka zbuluar për herë të parë se është beqar dhe madje i pyetur nga Çani ka treguar edhe shumën marramendëse që ka harxhuar për koncertin që do të mbaj në 19 shtator në Tiranë, shkruan Zoneelire.al.
“Ky është koncerti i karrierës. Ne po bëjmë diçka që është shumë e rrezikshme, por që ia vlen dhe do të dali shumë mirë. Do të jetë pikë referimi në të ardhmen, do të dali nga perfomancat e zakonshme të klubeve që dhe njerëzve u janë lodhur. Do të jetë diçka që s’është parë më herët, do të jetë diçka e madhe. Diku tek 200 mijë euro janë investim. Të krijojmë një energji të përbashkët me publikun. Në ora 19:19 hapen dyert, perfomanca do të jetë e gjatë dhe live. Dy orë do të jetë show, mysafirë të njohur do të jenë, kolegë të mi që i respektoj. Do të ketë edhe një ekip vallëzimi, band-i live”, ka thënë Capital T.