970×90
970×90

Shtyhet seanca për të Mërkuren, VV nuk i ka votat

Shtyhet seanca për të Mërkuren, VV nuk i ka votat

Deputetë nga parti të ndryshme parlamentare kanë filluar të hynë në objektin e Kuvendit të Kosovës ku në ora 15:00 pritet që për herë të katërt të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se do të propozojnë sërish deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit.

Në seancën e fundit të shtunën, Haxhiu nuk arriti të zgjidhet pasi mori vetëm 57 vota, duke mos siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi se Haxhiu mbetet kandidate, por theksoi se votat nuk janë të sigurta.

“Te shohim a i kemi votat. Deri në këtë faze, Albulena është kandidate”, ka thënë Peci.

Ndërkohë, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrullah Çeku, tha se Vetëvendosje i ka të garantuara votat e saj, por theksoi nevojën për mbështetje nga partitë tjera.

“Ne e kemi propozuar, tash duhet të presim që ajo t’i marr votoat e nevojshme, për të vazhduar me hapat e konstituimit. Ne votat tona i kemi edhe sot, siç i kishim para dy ditësh. Duhet t’i pyesim partitë e tjera për votat e tyre. Ne votat e tona i kemi për kandidaten tonë”, ka thënë Çeku.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, u shpreh gjithashtu optimiste për zgjedhjen e Haxhiut.

“I kemi votat veç po presim edhe opozita me votu”, ka thënë Pacolli.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha se janë në konsultime me Nisma-n për formimin e qeverisë.

Në një prononcim për media para seancës konstituive, Rexha tha se nuk kanë ndonjë propozim tjetër për kryeparlamentate përpos deputetes Albulena Haxhiu.

“Po shkoj lart, kemi një mbledhje. Ne do ta përsërisim përsëri propozimin e Haxhiut, jemi në përpjekje për të bërë numrat për kryeparlamentarin, sigurisht dhe për formimin e qeverisë jemi në konsultime, dhe në dialog me NISMA-n së shpejti do ta kemi një përfundim. Është vendimi i VV-së për propozimin jo nuk kemi ndonjë propozim tjetër”, Rexha.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës Deputetët do të mblidhen sot në tentimin e katërt për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.

Ata u betuan më 19 prill dhe më pas Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese, e ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Related posts