970×90
970×90

Shtyhet seanca për nesër në orën 10:00, sot s’pati as vota as marrëveshje

Shtyhet seanca për nesër në orën 10:00, sot s’pati as vota as marrëveshje

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, ka njoftuar për shtyrjen e seancës së jashtëzakonshme për nesër në orën 10:00
Pas një takimi me përfaqësues të të gjitha partive, Kadri Veseli ka njoftuar se është vendosur që seanca e jashtëzakonshme, që ishte paraparë të ndodhte sot, është shtyrë për nesër në orën 10.

Ky vendim erdhi në mungesë të konsensusit politik, që nuk siguronin ratifikimin e Demarkacionit sot.

LDK-ja pasi ishte deklaruar se e voton Demarkacionin, kjo parti sot pati kusht që të mos përfshihet edhe raporti i Bulliqit në votim. Nga ana tjetër deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj tha sot se ai voton kundër, nëse nuk përfshihet raporti i Bulliqit.

Vetëvendosja nuk u lëkund nga vota kundër, ndërsa edhe Lista Srpska sot njoftoi zyrtarisht se nuk voton pro Demarkacionit. /Express/

Related posts