
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ndezja e dritave për festat e fundvitit në sheshin “Xhorxh Bush” është shtyrë për nesër.
Po ashtu u njoftua se me ndezjen e dritave për festat e fundvitit është shtyrë edhe hapja e “Tregut të Fundvitit” për ditën e nesërme. Arsyeja e kësaj shtyrje është për shkaqe teknike.
“Me keqardhje ju njoftojmë se për shkaqe teknike hapja zyrtare e Tregut të Fundvitit do të shtyhet. Ju mirëpresim nesër, më datë 14 dhjetor 2022, në ora 17:00, në sheshin “Xhorxh Bush”. Ejani të festojmë së bashku, me performanca muzikore nga Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe “String String”, thuhet në njoftimin e Komunës.