970×90
970×90

Shtesat e fëmijëve. Haliti: Ministria e Financave të na tregojë sa e kemi qesen e madhe (Video)

Shtesat e fëmijëve. Haliti: Ministria e Financave të na tregojë sa e kemi qesen e madhe (Video)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar lidhur me projekt – rezolutën e inicuar nga AAK’ja për shtesat e fëmijëve.

Shefat e Grupeve Parlamentare që janë prezentë në sallë, kanë thënë se të gjithë pajtohen se fëmijët në Kosovë duhet të marrin shtesa, por se duhet të ulen të diskutojnë më gjërësisht rreth kësaj teme, e kryesisht lidhur me atë se sa do të jetë shuma e këtyre shtesave, shkruan Periskopi.

Ndërkohë, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka elaboruar këtë çështje, duke thënë se fjalën e fundit duhet ta jap edhe Ministria e Financave, duke shtuar se kjo ministri duhet të tregojë se a e ka aq ‘qesen e madhe’ për të ekzekutuar një vendim të tillë, në rast se do të merrej nga deputetët.

“Unë mendoj që nëse nuk rregullohet me ligj marrja e shtesave të fëmijëve është problematike kjo cështja që po e diskutojmë sot për buxhetin e Kosovës. Në të kaluarën, shtesa për fëmijë, me ligj, kanë marrë të punësuarit dhe këto shtesa i ka paguar ndërmarrja që ka punësuar dikë. Në të gjitha shtetet e Evropës, shtesat për fëmijë iu takojnë njëjtë të gjithë të punësuarve, në ndërmarrje shtetërore dhe private. Ne kemi një problem që ka fillu nga debati i im që kam pasë dikur me zotin Kushner në Këshillin Tranzitor sa i përket sigurimeve shëndetësore dhe s’kemi ende këtë cështje të rregulluar me ligj. Unë besoj që nëse ne nxjerrim një rezolutë, qoftë me 20 qoftë me 30 euro këtu mund të shtyhemi si grupe parlamentare. Mendoj se do të ketë vështirësi tek ekzekutimi me këtë çështje që ka të bëjë me rezolutën. Kisha kërku një mendim nga Ministri i Financave sepse në fund duhet ajo qesja e madhe nga Ministria e Financave duhet të shkojë nga kjo Ministri, e miratuar në Kuvend, pra të na sqarojë dhe të kërkojë ta votojmë ose mos e votojmë për shkak se ne po ndëgjojmë cdo ditë qëndrime të Bankës Botërore, qoftë të tjerëv”, ka thënë Haliti

Related posts