Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump do të takohet sot në Zyrën Ovale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, raporton portali online, gazetaprojekti.com
Ky koonfirmim vjen nga Shtëpia e Bardhë, ku thuhet se, presidenti Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë ku më pas do të ketë një takim me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë, lëshuar natën vonë të enjten, sipas kohës lokale të Uashingtonit, nuk specifikohet se çfarë do të nënshkruhet, ose çfarë do të përmbajë marrëveshja.
Gjatë javës, qarkulluan zëra se kishte një mundësi që Presidenti Trump të takohej me Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës. Ky lajm ishte raportuar edhe nga portali Gazeta Projekti si një lajm i klasifikuar ekskluziv.