970×90
970×90

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

 

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar vetëm brenda 24 orëve në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërjet raportit ditor.

Tri raste janë raportuar në Prishtinë, ku në dy raste, sulmuesit janë dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër ka ndodhur në Prizren, ku një grua është sulmuar nga një burr dhe një tjetër e dyshuar femër.

Në Pejë një tjetër rast i dhunës në familje, ka përfunduar në Polici. Madje, i dyshuari ka penguar mjekët dhe policët në kryerjen e detyrës zyrtare.

Kurse, dy raste tjera të dhunës në familje janë raportuar në Malishevë e Mitrovicë të Jugut.

Related posts