970×90
970×90

Shtabi Emergjent i Komunës së Junikut me sukses po i sajon dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Shtabi Emergjent i Komunës së Junikut me sukses po i sajon dëmet e shkaktuara nga vërshimet

Gjatë ditëve të fundit janë shkaktuar dëme të ndryshme në tër territorin e Kosovës si pasojë e vërshimeve dhe shkrirjes së borës, shkruan Gazeta Projekti.

Vërshime ka pas edhe në Komunën e Junikut por autoritetet komunale gjegjësisht Shtabi Emergjent dhe Ekipa e Emergjencave gjatë tërë kohës janë gjendur në teren me ekipat e kompanive për të lokalizuar zonat e përmbytura dhe që qytetarëve të mos iu ndërpriten shërbimet, e që në ekonomi familjare të caktuara është intervenuar në mënyr që të dëmet të minimalizohen.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Junikut:

Komuna e Junikut e përfshir nga të reshura të mëdha gjatë javës së fundit, që sipas Institutit Hidrometeorologjik ishin më të shumtat në vend 198,8 mm lm2, të reshura që vështirësuan shërbimet për qytetar si furnizimin me energji elektrike poashtu edhe me rrjet telefonik e që zona të caktuara u përmbyten nga të rreshura të mëdha.

Shtabi Emergjent dhe Ekipa e Emergjencave gjatë tërë kohës janë gjendur në teren me ekipat e kompanive për të lokalizuar zonat e përmbytura dhe që qytetarëve të mos iu ndërpriten shërbimet, e që në ekonomi familjare të caktuara është intervenuar në mënyr që të dëmet të minimalizohen.

Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe të jenë të kujdesshëm në këtë situat kur vendi dhe ballkani po kalon një rrymë klimatike sfiduese me të reshura të vazhdueshme.

_______________
Komuna Junik

Related posts