Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Veneto pasi u kap duke transportuar 220 kg kokainë me furgon.
Lënda narkotike ishte e cilësisë së lartë dhe nëse do të dilte në treg, do kapte vlerën e 15 milionë eurove, raporton Euronews Albania.
Shtetasi shqiptar që drejtonte furgonin u ndalua në autostradën A4 në drejtim të Milanos.
Ai akuzohet për trafik droge dhe sipas hetimeve nga Guardia di Finanza, sasia e drogës do të shpërndahej në një treg më të gjerë se ai i Veronës.