970×90
970×90
970×90
970×90

Shqiptari i famshëm nga New York-u John Alite dhe biznismeni Edi Lushi arrinë në Kosovë

Shqiptari i famshëm  nga New York-u John Alite dhe biznismeni Edi Lushi arrinë në Kosovë

John Alite, i cili ishte në vitet e më hershme ishte  krahu i djathtë i familjes së famshme mafioze  me ndikim Gambino dhe padrinos së saj Gotti, sot ka ardhur në Kosovë së bashku me biznismenin kosovar nga Juniku, Edi Lushi. Por kush është kryemafiozi shqiptar i cili jeton në Kosovë.

John Eduard Alite alias “Johnny Alletto” ka lindur në shtator të vitit 1962. Alite është një mafioz amerikan nga Nju York-u, me origjinë shqiptare. Bashkëpunëtor i ngushtë dhe i konsideruar “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padrinos së saj, John Angeli Gotti-t në vitet 1980-1990 dhe deri në fillim të dekadës së parë të shekullit 21. Në vitin 2003, mafiozi amerikano-shqiptar John Alite mësoi se ishte në shënjestër për ta vrarë, dhe largohet në fshehtësi nga Amerika drejt Europës, duke lëvizur në njëzet vende europiane, përfshi këtu edhe vendin e origjinës, Shqipërinë. Më pas nga Europa, John Alite lëvizi në Amerikën e Jugut. Ndërkohë, John Alite shpallet në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, si një nga “most wanted”. Gjatë kohës që Alite jetonte dhe rrinte i fshehur në Brazil, zbulohet, dhe me një urdhër-arrest nga Interpoli, arrestohet për llogari të autoriteteve federale amerikane. John Alite kaloi dy vjet në burgjet braziliane dhe në vitin 2006 ekstradohet në SHBA. Në vitin 2011, John Alite u dënua me 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg John Alite bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s. Alite lirohet nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht. Këtë vit shtëpia botuese amerikane Harper Callins, nxorri nga botimi librin bestseller, “Gotti’s Rule”, (Rregullat e Gotti-t). John Alite është personazhi qendror i këtij libri, libër i bazuar mbi historinë e vërtetë kriminale të mafiozit amerikano-shqiptar, John Alite-s, me prova e fakte të dokumentuara sipas rrëfenjave të vetë shqiptarit. “Gotti-s Rules” është shkruar nga gazetari investigativ amerikan dhe fitues i disa çmimeve në gazetarinë investigative, George Anastasia. Libri mori atë titull nga 12 rregullat dhe protokollet e familjes mafioze Gambino, që Gambino-t supozohej se ju qëndronin strikt për të jetuar, si një familje me famë, popullaritet dhe ndershmërisht, por rregulla që kurrë nuk i zbatuan. Sipas autorit të librit, George Anastasia, shqiptari John Alite nuk dëshiron në asnjë mënyrë ta përdorë librin për hakmarrje apo kundërpërgjigje ndaj John Gotti Jr. (i riu), i cili bëri të njëjtën gjë, që sapo mori vesh se John Alite po shkruante historinë e jetës së tij dhe të tyre, reagoi, duke shkruar edhe ai librin rreth bëmave të tij dhe të babait, John Angelo Gotti Sr. (i vjetri), famës, ndershmërisë të familjes Gambino dhe të mafiozëve të tjerë. Ndërsa John Alite në libër është forca lëvizëse, i sinqertë, flet ndershmërisht dhe me mendje të hapur, te libri i John Gotti Jr., ka shumë arrogancë, kryeneçësi, hipokrizi dhe tradhëti në nivelin e njerëzve të rrugës. Do të ishte pikërisht kjo lloj arrogance, që e motivoi shqiptarin John Alite t’i rrëfehet gazetarit investigativ George Anastasia për gati tre muaj, përmes bisedave dhe takimeve. Rrëfimet e mob-it shqiptar për bëmat mafioze të tij, të Gambino-ve, ngritjen e tyre në hierarkinë e krimit mafioz, ngjallën një përshtypje të jashtëzakonshme për autorin Anastasia, respekt dhe admirim ndaj personalitetit të John Alite-s. Autori George Anastasia pasqyron ngritjen e John Gotti Jr., në krye të familjes mafioze Gambino, përmes rrëfimit të Alite-s. “Unë u përpoqa t’jua bëja të qartë që ky është version i Alite-s, se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Do të jenë lexuesit ata që do ta vlerësojnë. Kjo është e tëra ajo që ndodhi. Një nga provat e dokumentuara në libër është një kopje e FBI-së, me numër 302 që në vitin 2005, duke treguar se Gotti tentoi të bëjë marrëveshje me autoritetet federale. Ndonëse marrëveshja kurrë nuk u konkretizua, gjykimi final i Gotti-t e nxorri atë të pandryshuar e të pavlefshëm”, u shpreh autori i librit në një konferencë shtypi.

Related posts