
Një qytetar legal i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mund të jetë depërtuar në vendin e gabuar për një krim që nuk e ka kryer, pasi një gjykatë e huaj ka gjetur se ai mund të jetë rast i një identiteti të gabuar.
Ilir Hope, 52-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, qytetarë rezident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që 16 vjet, është depërtuar në tetor të 2018-ës, pasi ICE kërkoi heqjen e dënimit dhjetëvjeçarë për trafikim të drogës në Itali, raporton Daily Beast.
Por, pas dëbimit të tij në Itali në vend se të depërtohej në vendin e lindjes, në Shqipëri, Hope u lirua nga burgu sepse, me sa duket, ai mund të mos ketë kryer kurrfarë krimi.
Një Gjykatë e Apelit gjeti se dënimi që nxiti dëbimin e tij, mund të ketë përfshirë një person tjetër me të njëjtin emër, i lindur pothuajse 20-vjet më vonë në një vend tjetër.
Tash është e paqartë se si Hope do të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Italia, një vend që ai kurrë se ka quajtur shtëpi, dhe sipas ICE-së ai kurrë nuk duhej të depërtohej në vendin e parë.
“Zemërimi fillestar ishte se ata e kishin deportuar atë në vendin e gabuar, me sa duket me qëllim,” tha për The Daily Beast, Matthew L. Hoppock, avokati i Hope.
“Tani ai ka një urdhër të gjykatës që tregon dënimin për të cilin është depërtuar e i cili ishte për një person tjetër”.
Personi me të cilin ai u ngatërrua ishte “Osmani Ilir”, i lindur në Maqedoni më 2 prill 1985.
Hope u lind në Shqipëri më 29 korrik 1965.
“E vetmja ngjashmëri është emri,” tha Hoppock, “dhe është emri më i zakonshëm në Shqipëri”.
“Osmani” ishte mbiemri origjinal i Hope para se të martohej me një qytetare të SHBA-së në vitin 2002 dhe ndryshoi mbiemrin e tij, një ndryshim që pasqyrohet edhe në pasaportën e tij shqiptare.
Dënimi i 4 korrikut 2003, i cili i referohej “Ilir Osmanit”, ishte për posedim të kokainës dhe bashkëpunim në trafikimin e drogës në Itali, në një kohë kur Hoppock pretendon se Hope nuk ishte në Itali.