
Zvicra do të synojë ta nisë shëndetshëm kampanjën e saj në Ligën e Kombeve kundër rivalit të saj në Grupin 2 të Ligës A, Islandës.
Zviceranët do të kërkojnë ta shfrytëzojnë bilancin pozitiv ndaj islandezëve – pesë fitore, një barazim dhe asnjë humbje – për ta fituar ndeshjen hapëse sonte në Kybunpark, raporton Express.
Zvicra është skuadër pothuajse e pamundur për t’u mposhtur në shtëpi, sepse është e pamposhtur që prej majit të vitit 2016, nëntë fitore dhe një barazim që prej atëherë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “St. Gallen” në Kybunpark, duke filluar nga ora 18:00.
Dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do ta nisin takimin nga fillimi.