970×90
970×90

Shqiptarët e Zvicrës me start të fuqishëm

Shqiptarët e Zvicrës me start të fuqishëm

Zvicra e nisi kampanjën fuqishëm duke e ndalur favoritin kryesor, Brazilin, me një barazim 1-1.

Zviceranët e mbyllen fazën grupore me një fitore kundër Serbisë, falë dy golave të shqiptarëve Shaqiri dhe Xhaka, si dhe me një barazim kundër Kosta Rikës, duke u radhitur në vendin e dytë me pesë pikë në Grupin E, shkruan Gazeta Express.

Suedia, ndërkohë, ishte fitues i befasishëm i Grupit F, dhe i futen fuqishëm duelit ndaj Zvicrës pas fitores bindëse 3-0 kundër Meksikës në ndeshjen e fundit grupore.

Fituesi i këtij dueli do të përballet ose me Kolumbinë ose me Anglinë në çerekfinale.

Ndeshja do të nisë në orën 16:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin e Shën Petersburgut, transmeton Express.

Për Zvicrën startojnë të gjithë katër shqiptarët, Shaqiri, Xhaka, Behrami dhe Xhemaili.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Related posts