
Unikkatil mbrëmë performoi në Mitrovicë.
Reperi Unikkatil mbrëmë ka performuar në Mitrovicë bashkë me disa emra të njohur të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.
Reperi ka kënduar disa prej hiteve të tij, përfshirë edhe “Shqiptar”, të cilin ditë më parë e solli në bashkëpunim me Mozzikun.
Në momentin kur Unikkatil e ftoi Mozzikun në skenë, tha fjalë të mëdha për të, duke ua ‘mbyllur’ gojën atyre që e kritikuan për këtë bashkëpunim.
Në momentin kur dyshja filluan ta këndonin duetin e tyre, i gjithë publiku filloi të brohoriste bashkë me ta.
Për ndryshe, në koncert ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.