970×90
970×90
970×90
970×90

Shqipëria mes vendeve që konsumojnë më shumë kokainë

Shqipëria mes vendeve që konsumojnë më shumë kokainë

Kokaina është një nga drogërat më të konsumuara në botë sipas të dhënave që ka nxjerrë Raporti Botëror i Drogës, përgatitur nga Kombet e Bashkuara. Në vendet e para zbulojmë se shtete të ndryshme evropiane si Shqipëria renditen mes Australisë dhe SHBA-ve. Këto shtete zënë pozicionet më të larta për sa i përket përqindjes së popullsisë që konsumon kokainë.

Ashtu si me konsumimin e drogave të tjera, përdoruesit më të mëdhenj të kokainës janë të përqendruar veçanërisht në vendet e zhvilluara ekonomikisht. Nga të gjitha shtetet e listuara, të vetmet vende që e kanë të legalizuar përdorimin e kokainës, janë Australia, Kanadaja dhe shtete të caktuara të SHBA-ve.

Duhet të merret në konsideratë që, ashtu si me shumicën e narkotikëve, këto drogëra qarkullojnë në tregjet ku paguhen më mirë. Në mënyrë që konsumatorët të mos gjenden zakonisht në vendet prodhuese ose tranzite, por aty ku kërkohen këto substanca.

Konsumi i kësaj droge, për shkak të niveleve të larta të varësisë që gjeneron, shkakton probleme të rëndësishme të shëndetit publik në ato vende ku kërkohet më shumë.

Megjithëse një pjesë e mirë e konsumit ka të bëjë me kohën e lirë – siç ndodh me substanca të tjera – në planin afatgjatë gjeneron përkeqësim të konsiderueshëm fizik dhe mendor.

Në këtë kuptim, përtej çështjes së shëndetit publik, shumica e vendeve që vuajnë nga ky fenomen i një konsumi kaq të lartë nuk kanë qenë në gjendje të kufizojnë hyrjen e drogërave dhe të kufizojnë rrjetet që përfitojnë prej tij.

Në anën tjetër të medaljes, duhet të konsiderohet se trafikimi i kësaj substance gjeneron miliarda dollarë fitime për një numër organizatash kriminale që janë të dedikuara për prodhimin, transportimin dhe shpërndarjen e drogës.

Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara ose Spanja kanë zhvilluar programe të rëndësishme për dekada për të luftuar trafikimin, për shkak të ndikimit që ajo kishte në kontekstet e tyre kombëtare.

Related posts