970×90
970×90
970×90
970×90

Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia dhe Serbia tash e 9 vjet levizin pa viza, Kosova vazhdon me izolim

Shqipëria, Mali Zi, Maqedonia dhe Serbia tash e 9 vjet levizin pa viza, Kosova vazhdon me izolim

Në dimrin e këtij viti, Maqedonia, Mali i Zi e Serbia mbushin nëntë vjet që nga koha kur qytetarët e tyre fituan lëvizjen e lirë në zonën Shengen.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria e Bosnjë e Hercegovina mbushin tetë vjet nga koha kur fituan këtë të drejtë.

Se kur saktësisht do të ndodhë ende nuk dihet. Megjithatë, i gjithë ky proces ka një historik.

Premtime të shumta nga udhëheqësit e Kosovës janë bërë vitet e fundit. Dy vitet e fundit pretendohej se liberalizimi i vizave është çështje javësh e madje edhe orësh. Por kaluan 9 vjet prej kur kosovarët mbetën të vetmit në rajon në pritje të liberalizimit të vizave, raporton televizioni publik.

Nga viti 2009, kur institucionet kosovare filluan që njëanshëm të plotësojnë kriteret për lëvizje të lirë u deshën 3 vjet deri kur Bashkimi Evropian në vitin 2012 të dilte me udhërrëfyes për liberalizim të vizave.

Përveç kritereve teknike që kërkoheshin, BE-ja për kosovarët kishte edhe kritere politike që kërkonte të plotësoheshin. Atëkohë parashihej që i gjithë procesi të zgjaste 3 vjet dhe rreth vitit 2015 Kosovës t`i jepej sinjali për lëvizje të lirë.

Mirëpo përplasjet e brendshme politike rreth demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit, dy kriteret e fundit, bllokuan procesin për 3 vjet. Kur demarkacioni u ratifikua në pjesën e parë të këtij viti, u tha se shumë shpejt do të vinte edhe rekomandimi pozitiv për liberalizim. Por në vend të kësaj, BE-ja dërgoi një ekip vlerësues për të konstatuar përmbushjen nga Kosova të kriterit të fundit – luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.

Ky ekip vlerësues në Kosovë qëndroi në muajin maj, por nga atëherë Komisioni Evropian ende nuk ka dal me rekomandim, ndonëse kjo pritej të ndodhte në qershor.

Derisa komisionari për zgjerim e fqinjësi, Johanes Hahn paralajmëroi se rekomandimi nuk do të vonohet, institucionet e Kosovës deklarojnë se tashmë e kanë kryer punën dhe vendimmarrja u mbetet shteteve anëtare të BE-së. Sidoqoftë, bëhet e ditur se Gjermania konsideron se duhet ende punë në këtë proces.

Related posts