Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur se qeveria ka kaluar projektligjin për krijimin e Forcës Rezerviste të Shqipërisë.
Ministri u shpreh se ky vendim ka ardhur si pasojë e situatës globale, por edhe si një plotësim i standardeve të NATO-s.
“Ka lindur nevoja që të krijojmë forcën rezerviste. Kjo i jep mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur për arsye të ndryshme që të zhvillojnë karrierën në privat, i japim mundësinë të rikthehen në Forcat e Armatosura me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre për misione specifike me detyrime gjithashtu që mund të mbulojnë misione paqeruajtëse apo në rajon.
Ne synojmë që fillim fillimviti i ri të na gjejë duke hedhur hapat e para drejt krijimit të Forcës Rezerviste. Kemi një mbështetje dhe një paketë financiare dhe të konsiderueshme prej 15.5 milionë euro për këtë forcë. Në këtë mënyrë kthehemi sipas standardeve të NATO-s”, u shpreh ministri Vengu.