
Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me shpërthimin që ka ndodhur pas mesnate te Posta e Kosovës në Zveçan.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani bëri të ditur për Telegrafin se janë hedhur dy granata.
Ai njoftoi se njëra ka shpërthyer, gjersa tjetrën ekipet përkatëse e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.
“Ka dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar”, tha Elshani.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Mitrovicës tha se Policia po heton në ndriçimin e rastit. /Telegrafi/