970×90
970×90

Shpërthim në lagjen “The Village” në Ferizaj, lëndohen mbi 20 përsona

Shpërthim në lagjen “The Village” në Ferizaj, lëndohen mbi 20 përsona

Në një restorant në lagjen “The village” në Ferizaj, është raportuar për një shpërthim.

Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar major Qazim Reka. Reka ka thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.

Reka nuk ka dhënë detaje për numrin e të lënduarve, po kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari ka bërë të ditur se janë rreth 24 të lënduar.

Ai ka thënë se dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi mjekësorë, pas pak detaje të reja.

Related posts