
Mbrëmë në orët e vona të natës ka shpërthyer një bombë në një nga klubet e natës në Pejë i njohur si “Transit Club”.
Lajmin për Ballkani.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se shumë shpejt do të tregojë detajet.
Nuk raportohet për ndonjë të lënduar ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Kujtojmë se mbrëmë në këtë klub kishte performuar reperi i njohur Azet./Ballkani.info/
