Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për herë të parë pas largimit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka thënë se nuk pajtohet me asnjërën nga palët se si e kanë interpretuar mos pajtimet në Vetëvendosje.
“Sa i përket asaj të vërtetës së kaluarës nuk pajtohem me asnjërën palë se si e kanë interpretuar dhe thjeshtë qëllimet që kanë qenë pse kam hyrë në Lëvizje u bë gati si u bë konflikti qëllimi i krejt atyre gjërave se puna qe e kem bërë”, ka thënë Ahmeti për “Klan Kosova”.
Ahmeti më tej ka thënë se nuk do të flet asnjë fjalë të keqe as për Kurtin dhe as për Ymerin, duke shtuar se ka mendim të njëjtë për të gjithë ashtu siç i ka pasur edhe më herët.
“Unë vazhdojë të jem në punë nuk do të them asnjë fjalë të keqe për asnjërin. Ende i kam mendimet e njëjta për të gjithë, sikur për Albin ashtu edhe për Visarin edhe për të gjithë të tjerët”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës po ashtu është shprehur i bindur se Kuvendi Komunal i Prishtinës do të funksionoj pa problem, pavarësisht dorëheqjes së tij.
“Asambleja ka me funksioni gjithsesi dhe do t’i diskutojmë të gjitha propozimet”, ka thënë Ahmeti.