Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka sugjeruar që për shkak të përhapjes së koronavirusit edhe në shtetet e rajonit, në Kosovë të shmangen tubimet publike.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka theksuar se gjasat janë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste me koronavirus, prandaj ka kërkuar edhe shmangien e tubimeve të mëdha publike.
Tashmë është e konfirmuar që gati çdo shtet i regjionit ka raste të konfirmuara të Corona virusit. Kjo do të thotë se gjasat janë shumë të mëdha që edhe në Kosovë të ketë raste edhe pse natyrisht jo të konfirmuara.
Ndonëse thotë se nuk ka vend për panikë, Ahmeti thotë se shmangia e turmave do të ishte një masë parandaluese për koronavirus.