970×90
970×90

Shpend Ahmeti jep një lajm të mirë: Të gjitha familjet me asistencë sociale do të ndihmohen me nga 80 euro

Shpend Ahmeti jep një lajm të mirë: Të gjitha familjet me asistencë sociale do të ndihmohen me nga 80 euro

Në dhjetor familjet me asistencë sociale dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 80 euro ndihme nga Komuna e Prishtinës

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Me propozim të Drejtorisë së Mirëqenies Sociale dhe drejtorit Dren Kukaj, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga një subvencion prej 80 Euro për secilen familje në asistencë sociale, në dy kategoritë e varfërisë si dhe subvencion prej 80 euro për secilin person me aftësi të kufizuar në komunën tonë. Pagesat do të bëhen në dhjetor:, ka shkruar Ahmeti.

Në kuadër të ndihmës Prishtina do të ndajë nga 50 euro edhe për qytetarët e prekur me COVID-19.

Po ashtu komuna do të ndihmojë edhe bizneset e vogla me 5 milionë euro grante.

Related posts