970×90
970×90

Shpend Ahmeti: Albini e ka qëllim të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Shpend Ahmeti: Albini e ka qëllim të bëhet kryeministër i Shqipërisë

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka folur për ambiciet e Albin Kurtin, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes. Ahmeti ka thënë se Kurti e partia që ai e udhëheq kanë për synim pushtetin pan-shqiptar.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk synon pushtetin në Kosovë, por synim pushtetin pan shqiptar. Unë mendoj se Albini nuk e ka pretendim kryeministrin e Kosovës. Unë mendoj se Kurti e sheh Kosovën si dërrase për t’u bere kryeministër i Shqipërisë”, ka thënë Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

Ahmeti ka thënë se kjo gjë mund të mos besohet tani, por Kurti flet për shqiptarinë e jo për Kosovën.

“Ai flet për Shqiptarinë, jo për Kosovën. Unë mendoj se ka një lloj simpatie për VV-në në Shqipëri, i cili shihet si anti-krim”, deklaroi Ahmeti.

Related posts