970×90
970×90
970×90
970×90

Shpallet verdikti për Fatmir Limaj

Shpallet verdikti për Fatmir Limaj

Një vit e pesë muaj pas ngritjes së aktakuzës ndaj Fatmir Limajt për krime lufte, gjykata shpalli verdiktin.

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.

“Nuk provohen elementet e vepres penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza”, ka thënë gjykatësi.

Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Limajt lidhur me vrasjen e dy civilëve, Ramiz Hoxha dhe Selman Binishi, më dy tetor të vitit 1998, duke konsideruar se përgjegjësia e kryerjes së kësaj vepre konsistonte me përgjegjësinë komanduese të Limajt.

Në seancën e fundit gjyqësore, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj kishte deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat, duke u shprehur se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.

Related posts