
Siguria Publike këtë javë është rënduar!
Ka vrasje, lëndime, vjedhje!
Parandalimi i krimit mungon.
Nëse nuk ndërrmerren masa, krimi mund të bëhet dukuri e zakonshme! Organet e rendit duhet të marrin masa të menjëhershme në parandalim dhe luftim të dukurive kriminale. Policimi nga intelegjenca në bashkësi duhet të jetë prioritet. Informatat paraprake për potencialet kriminale, Përdorimi i kamerave publike, ndriçimi i rregullt publik, simulimi i informatorëve.
Disa nga masat që mungojnë aktualisht njëherit duhet të merren për përmirsimin e rendit publik;
Mungon profilaksa antikriminale!
Mungon planifikimi strategjik dhe prevencioni i përgjithshëm!
Mungon prevencioni individual!
Masat e prevencionit janë tërësi funksionale ndërsektoriale. Nëse nuk ka planifikim dhe bashkërendim mes institucioneve të sigurisë dhe këshillave lokal për siguri në bashkësi, veprimet ad -hoc, sjellin dështim.
Masat ndëshkuese si ato penale por edhe ato administrative duhet të zbatohen në përpikmëri.
Lorik Lipoveci