Siguria Publike këtë javë është rënduar dukshëm! Kanë ndodhur raste me vrasje dhe të lënduar duke përshirë të mitur, përleshje/rrahje, krime të kryera në ambient publik! Nëse nuk ndërrmerren masa, krimi do të bëhet rutinë si në Shqipëri!
Cilat janë problemet dhe si do të duhej të ishin masat policore dhe mbrojtëse në këso raste?
Mungon profilaksa antikriminale!
Mungon planifikimi strategjik dhe prevencioni i përgjithshëm!
Mungon prevencioni individual!
Masat e prevencionit janë tërësi funksionale ndërsektoriale. Nëse nuk ka planifikim dhe bashkërendim të qëndrueshëm mes institucioneve të sigurisë, veprimet ad -hoc, sjellin dështim.
Këto masa më lartë përfshijnë në rend të parë parandalimin. Policia, Shërbimet tjera të sigurisë dhe ato të sistemit të Drejtësisë, duhet të mbikqyrin kryesit e veprave penale edhe pasi lirohen nga burgu. Duhet mbikqyrje dhe kontroll i drejtëpërdejtë i tyre në kohë të caktuar.
Duhet që polici i lagjes/zonës dhe informatorët e policisë të kenë njohuri mbi sjelljet e personave asocial, të dyshimtë, dhe atyre recidivistë, ku janë, ku jetojnë këta persona? Çfarë punojnë si është gjendja financiare? Si janë sjelljet e tyre në shoqëri? Çfarë planifikime,mendime, deklarime kanë? Duhet po ashtu monitorim në rrjetet e tyre sociale.
Duhet të ketë policë civil dhe patrullime me uniformë në këmbë në pjesë qendrore dhe atyre të caktuara problematike të qytetit/fshatit. Duhet funksionalizuar të gjitha kamerat publike në vendbanime. Duhet që në bashkëpunim me komunën të jetë funksional ndriçimi publik. Duhet bashkëpunim i rregullt i këshillave lokal për siguri në bashkësi. Duhet bashkëpunim i rregullt me bashkësitë lokale dhe qytetarët, OJQ-të, njëherit me drejtuesit e shkollave fillore dhe të mesme. Duhet motivuar financiarisht dhe me mënyra tjera informatorët e policisë. Duhet siguruar konfidencialitet dhe siguri për qytetarët të cilët informojnë dhe bashkëpunojnë me policinë.
3. Masat sanksionuese si fazë e fundot qofshin ato kundërvajtëse, administrative dhe ato penale, duhet të zbatohen në përpikmëri nga organet komunale, inspektoriatet, organet kompetente ato të rendit dhe drejtësisë.
Policimi nga intelegjenca dhe policimi në bashkësi janë e ardhmja e sigurisë publike, duhet punohet në këtë drejtim që të jemi më të sigurtë.
Lorik Lipoveci -Njohës i çështjeve të sigurisë.