Në vitet e fundit kryesisht pasë luftës së fundit,me inciativen e qelluar të shumë adhuruesve të traditës {trashëgimisë}, po organozohen ditët e Plisit.
Ditëve të fundit pikërisht me 27, Tetorë, 2018 është mbajt Dita e Plisit në Bajgore në Kullën e patriotit Isa Boletinit në Boletinë.i përgëzojë organizatorët për mbajtjen në vazhdimësi ditës së Plisit.Unë si njohëse e trashëgimisë kulturore po i cek disa veçori të Plisit taradicioanl shqipëtarë
A dini çka simbolizon plisi
Kapuçi i bardhë që shqiptarët e quajnë plis, qeleshe ose qylah, i bërë nga lesh deleje i shkelur, konsiderohet si plis tradicional i shqiptarëve. Për plisin ekzistojnë shumë gojëdhana në historin tonë në lidhje me lashtësinë dhe prejardhjen e tij. Në lidhje me gojëdhena po sjellim ca shënime të shkurtra interesante.
Legjenda thotë se, Plisi, simbolizon gjysmën e vezëz hyjnore, nga e cila veze doli Perëndia Shqiponjë apo Skifteri dukë fluturuar, me krahët e tij krijoi çdo gjë, me pak fjalë krijoj jetën.
Duke lexuar shumë burime që flasin për prejardhjën e Plist, por edhe nga vizitat hulumtuese, dhe bashkëbisedimeve me qeleshëpunuesve, zejtar (ose plistarëve) rreth studimit të zejës të qeleshëpunuesve ndër zejtarët e Kosovës si dhe të pleqët në popull, kemi hasur në ca të dhena sipas tregimeve interesante, që meritojnë të cekën.
Një nga tregimet më interesante është ai që bën fjalë dhe konfirmon se plisi i bardhë, kapuçi tradicional i shqiptarëve është trashëguar nga Ilirët. Duke mos u bazuar në dokumentat historiko-arkeologjike, por vetë në kushtet e atëhershme ekonomike të fiseve Ilire, del e logjikshme që këto tregime të kenë bazë reale. Fise të ndryshme Ilire merreshin me njërën nga degët kryesore të ekonomisë, me blegëtorinë. Kjo e vërtetë e konfirmuar edhe nga të dhënat historike na bën që t’u besojmë edhe gojëdhanave popullore lidhur me plisin. Duke pasur lesh delesh në sasira të mjaftueshme, Ilirët prej këtij punonin veshjet e tyre, ku hyn edhe pjesa që mbulon kokën – kapuçi. Pothuaj të gjitha pjesët e veshjes në të kaluarën njerëzit i bënin vetë në shtëpi nga gjjinia femërore. Më vonë shfaqen zejtarë profesionalë. Kështu qëndron puna edhe me punimin ose prodhimin e plisave.
Gjatë vizitës time në Kosovë tek qeleshëpunues dhe jashtë saj ekziston një gojëdhanë shumë e vjetër. Zejtarët apo qeleshëpunues në Gjakovë një plak i cili terë jetën e vet ia kushtoj kësaj zeje thotë: „Që në kohërat e moçme në Gjakovë ishte shpërngulur nga Malësia në këtë qytet një qeleshëpunues“. Kjo tregon qartas se në kohërat më të lashta, plisat punoheshin nga vetë anëtarët e familjës porsi edhe pjesët e tjera të veshjes popullore të përditshme (tirqtë, kmishat, mintanat, shokat, japonxhat, gjurdiat, gëxofët etj.).
Dihet mirë se pas okupimit të tokave Ilire, nga romakët morën prej tyre shumë gjëra nga kultura material Ilire, duke përfshirë edhe pjesë të ndryshme të veshjeve popullore karakteristike ilire. Duket se një lloj këmishe ose pelerine, që romakët e quanin tunika (tunica) e morën nga fisi dalmat i Ilirëve, sepse atë e quanin dalmatika (dalmatica). A është e mundur të kenë përvetësuar edhe kësulën e bardhë ilire? Më vonë kjo veshje, duke pësuar ndryshime, dalëngadalë doli nga përdorimi i përditshëm. Ajo u ruajt dhe qëndroi duke u përdorur vetëm në kishë katolike dhe ruhet edhe sot dhe ende quhet dalmatika. Hyn në përdorim, veshet nga priftërit vetëm gjatë meshës.
Në krijimin e gojdhanës për kësulën e bardhë të papës që i përngjet plisit tonë të rrumbullakët (jo atij me maje të theksuar), mund të ketë ndihmuar edhe një fakt tjetër i njohur historik. Ky fakt është se në fillim të shekullit XVIII u zgjodh papë Klimenti XI, që kishte prejardhje shqipëtare, i fisit Kelmend. Me iniciativën e tij, më 1703 u mbajt një konzilium i peshkopëve të Shqipërisë, ku u muar vendimi që literatura kishëtare të përhapej në gjuhën shqipe.
Nëse e shiqojmë literaturën mund themi se Iliret kanë përdorur katër lloj kësulash (Kapelash- kapuçesh). Dardanët kanë përdorur kapuçin e rrumbullakët që e përdorin sot nga kosovarët. Dardania, nga Nishi e deri te Shkupi, Tetova e Gostivari, nga mali Bukovik në jug te Gostivarit e deri te Ohri Struga, Dibra e deri te Mavrova kanë jetuar Penestët me kryeqytet Uscana (Kërçova) dhe ky fis Ilir i ka pasur kapuqin e rrafshët që në kohën e Skenderbeut është quajtur kësule dibrane sepse e kan përdorur e gjithë krahina e Dibrës. Shqipëria e Veriut mban Plis të rrafshët por është shumë me i shkurtër se ai Dibran. Shqipëria e jugut mban qeleshe të rrumbullakët por shum më e gjatë se ajo dardane, kapuçi i Laberisë. Kësulat që i përdorin shqiptarët janë të kohës se lashtë iliro-pellazge dhe nuk është qudi që ti kenë përdorur edhe helenët e vjetër sepse thrrakët Ilirët e grekët e lashtë rrjedhin nga Pellazgët. Këtë e ka vërtetuar edhe Eqrem Qabej duke bërë krahasimin e fjalëve pellazge dhe atyre shqipe. Çelesha e bardhë tirqit dhe mintani me gajtana të zi janë origjinal shqiptarë sepse asnjë popull në botë nuk i ka përdorur.
Tipi i plisit i quajtur plis me maje ka trajtë kupe me maje të theksuar. Një tip tjetër me maje jo të theksuar e quajnë i rrumbullakët. Në të kaluarën këta plisa ishin edhe më të gjatë, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndëshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit Ilir të Dalmatëve
Në popull dhe tek zejtarët qeleshëpunues kemi dëgjuar dhe shënuar një tregim se në Dibër dhe rrethinë, në të kaluarën nuk mbaheshin plisat e rrafshtë si sot. Banorët e kësaj treve mbanin plisa të tipit të Kosovës. Në lidhje me lashtësinë e plisit, ndër shqiptarët ekziston edhe një gojdhanë tjetër që përcjellet brez pas brezi. Kjo gojdhanë tregon se në Betejën e Kosovës më 1389 morën pjesë edhe shqiptarët nga Kosova bashkë me mirditasit. Këta, me këtë rast, mbanin plisa të bardhë po të asaj trajte që mbajnë edhe sot.
Ky tip kapuçi mund të ishte i zi ose edhe i bardhë. Këtë lloj plisi e mbajnë njerëz pak si më pleq dhe më seriozë në qytete e fshatra. Sot përdoren fort rrallë, kurse në shekujt e kaluar ka qenë shumë më shpesh i përdorur. Që nga i pari i ynë e deri te gjyshi im Brahim Hoxha nga Oda e Junikut, Bajram Curri, Isa Boletini kanë mbajtur tipin e plisit i quajtur pa maje gjysëm veze (rrumbullakët). Në të kaluaren këta plisa ishin edhe më të gjatë, me maje më të theksuar, sepse punoheshin vetëm prej një tasllaku (polle trekëndhshe), dhe kur i ngjiteshin skajet, kapuçi merrte trajtë barizani të gjërë. Këtë lloj kapuçi mbanin pjesëtarët e fisit Ilir të Dalmatëve. Kjo shihet në një pllakë guri nga Graduni, i cili ruhet në Muzeumin arkeologjik në Split. Kjo rrasë guri ka një relief në të cilin shihen figurat e dy ushtarëve ilirë të zënë robë lufte nga ushtarët romakë. Njëri nga këta dy Ilirë mban në kokë një kapuç që për nga trajta është krejt i njëjtë me plisin tonë të sotëm me maje të theksuar.
Plisi i bardhë përfaqëson pastërtinë, mençurinë, urtinë, burrërinë, përzgjedhjen prej Hyjit si barinj delesh dhe shpirtërash.
Shkruan:Indira A.Hoxha