970×90
970×90

Shkruan Bleron Baraliu: Ironia e debatit Trump – Biden

Shkruan Bleron Baraliu: Ironia e debatit Trump – Biden

 

Ne siperfaqe, Trump mberriti ne debat i mllefosur dhe filloi gjithçka me një stil alla debateve të zhurmshme në Shqipëri e jo si i ka hije historikisht këtij debati, dhe keshtu Biden ishte në pozicion të favorshem qysh nga fillimi. Por edhe Biden u zhyt në llumin e debatit shumë shpejte, duke krijuar një reagim zhgenjimi nga votuesit e pavendosur. Ne rrafsh moral e intelektual, ma merr mendja që Biden doli fitues.

Por, Trump ka fituar më shumë nga debati sepse kjo lloj gjuhe dhe rrëmuje i konvenon atij dukshëm dhe veq sa solidifikon bazen e tij. Nëse Biden i duhej te solidifikonte vota dhe energji te shtuar per te mbyllur avantazhin qe ka ne sondazhe, kete kurrsesi nuk e beri – prandaj mendoj se ishte humbes i madh i debatit nga perspektiva e ‘lost opportunity’! Per te kuptuar kete duhet analizuar si fitohen zgjedhjet ne ShBA dhe sa te besueshme jane sondazhet, sidomos ne raport me cfare na ka mesuar 2016 – dhe ne kete drejtim mendoj se kampi Trump do te ndahet i kenaqur nga sa kane arritu ne raport me pritshmerine dhe edhe me shume nga sa nuk ka arritur Biden perkunder gadishmerise se ulet te Trump per debatin sonte.

Ne anen pozitive Biden ishte me i kthjellet se qe ishte pritur/jemi mesuar ta shohim, dhe i gatshem per beteje. Ne debatin e ardhshem do te jete favorit – por rreziku ketu eshte qe Trump te jete shume me i pergaditur, sepse ai gjithmone preferon luften si underdog, dhe te permbys betejen si me Hillaryn.

Per momentin vleresoj se probabiliteti per fitore eshte ne favor te Trump por pothuajse baras te 50%, dhe dy javet ne vazhdim do te jene kyce per te kuptuar se cili kandidat do te triumfoj – edhe pse Biden eshte dukshem para ne sondazhe te thjeshta…

s.p.d. bastoret e kane Trump 41%, Biden 59%

Related posts