Për herë të parë në historinë e vet, zëri i komunitetit shqiptarë që jeton në Gjermani do të përfaqësohet me dinjitet në institucionin më të lartë legjislativ nga kryetari i degës së AAK-së në Gjermani, Ukë Blakaj.
Ai tashmë ka shpallur kandidaturën për herë të parë për ulësen në Parlamentin e Kosovës, ku qëllimi i tij i vetëm është përfaqësimi, përkushtimi, angazhimi dhe faktorizimi i shqiptarëve në këtë shtet.
Ukë Blakaj, tregon arsyet se pse për herë të parë do t’i hyjë garës për Deputet në Parlamentin e Kosovës.
“Fatin tonë e kemi në dorë, atë e vendosim vetë. Për ta bërë këtë, duhet të votojmë. Për t’i arritur qëllimet tona të përbashkëta, duhet të themi fjalën tonë. Atëherë, le të flasim të gjithë së bashku, si trup i vetëm, drejt një jete sa më të mirë e dinjitoze për komunitetin tonë”, tha Ukë Blakaj,duke përmendur se motoja e tij në këtë garë të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës është “ fati ynë varet nga vet ne si komunitet, dhe ne duhet ta marrim fatin në dorën tonë”.
Ai ju ka premtuar bashkatdhetarëve të që jetojnë në Gjermani do të vazhdojë me punën, avancimin dhe me projektet e filluar.
“Edhe në këto zgjedhje, jam kandidat për Parlamentin e Kosovës si përfaqësues. Ajo që më shtynë të jem në Parlament, është puna faktorizimi i shqiptarëve në shtetin Gjerman. Nëse ne jemi në vendin e duhur, dhe jemi pjesë e shoqërisë, ajo edhe na faktorizon si komunitet në shtetin ku jetojmë. Arritjet gjatë këtij mandatit si deputet, janë për t’u mburrur vërtet, por nuk është koha për të pushuar. Përkundrazi, jemi të vetëdijshëm se sot ka më shumë punë për të kryer, më shumë projekte që duhen zhvilluar, më shumë qëllime që duhen realizuar. Këto synime nuk arrihen nga një person i vetëm por nga puna e përbashkët e të gjithë neve. Pra, duhet që të gjithë së bashku me votën tonë të shenjtë të tregojmë se duam ta vazhdojmë punën që kemi nisur kaq mirë e kaq frytshëm. Ndërkohë që motoja ime në këto zgjedhje parlamentare të Kosovës është “ fati ynë varet nga vet ne si komunitet, dhe ne duhet ta marrim fatin në dorën tonë”, ka thënë ai.
Ukë Blakaj iu ka premtuar shqiptarëve që jetojnë në Gjermani , në mënyrë që ta meritoni votën e tyre, dhe cilat janë pritshmëritë e shqiptarëve, nëse ju di ta fitoni për herë të parë ulësen në Parlamentin e Kosovës?
“Bashkatdhetarëve të mi ju kam premtuar se do të vazhdojë me punën, avancimin dhe me projektet e filluar katërvjeçare . Ne duhet të jemi pjesë e kësaj shoqërie, duke filluar nga Parlamenti i Kosovës e deri të institucionet tjera Gjarmane, sepse këtu jetojmë, punojmë dhe veprojmë.Primare në punën time kanë qenë interesat e Shqipëtarve që përfaqësoj, e ajo që është edhe më shumë e rëndësishme, është raporti mes Republikës së Kosovës, me Kosovës dhe Gjermanisë. Primare, po ashtu ka qenë dhe do të jetë Kosova, sepse në këtë moment si shteti më i ri Evropë, ka nevojë për një ndihmë më të fuqishme nga Gjermania. Si e dimë, Gjermania është pjesë e Bashkimit Evropian dhe është urë lidhëse mes Kosovës dhe Evropës. Unë e kam dëshmuar me punë e me iniciativa të shumta pozitive mënyrën se si i shërbej komunitetit, dhe mënyra ime bazohet në tre elemente të thjeshta: ndershmëri, punë, llogaridhënie. Përfaqësimi im do të jetë një vazhdueshmëri e një pune dinjitoze, ku janë avancuar vlerat e kulturës politike dhe të gjithë shqiptarëve në Kosove
Nuk duhet të harrojmë se shqiptarët në Gjermani, me vite kanë dhënë kontribut të madh, duke filluar nga lufta e deri më sot, duke qenë pjesë e zhvillimit ekonomike në Gjermani dhe me ardhjen time si deputete në Parlamentin e Kosovës, do të behemi faktor Politikë në këtë shtet”,
Shkruan: ARDITA LOKAJ, gazetare dhe udhëheqëse e PR-it te Ukë Blakaj kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së