970×90
970×90

Shkruan Alban Miroci: Për mbretin e ringut, Robin Krasniqi

Shkruan Alban Miroci: Për mbretin e ringut, Robin Krasniqi

Ka qenë spektakël sportiv dhe dilemat u zhdukën në ring, gjatë 12 roundev sa zgjati meqi, Robin Krasniqi arriti me sukses ta mbron titullin e kampionit të Evropës, duke mposhtur me sukses Ronny Landaetan.

Të gjithë prisnin me padurim meqin e tij, interesimi të shqiptarët sa vinte e shtohej, të shohin boksierin në ring. Në vendlindjen e tij në Junik, ishin tubuar mbi 500 persona, tribuna e Palestrës sportive Ereniku, nuk zinte më vend, momenti po afronte, në ring del i pari Ronny Landaeta, me muzikën “Simply dhe Best” nga Tina Turner, këngë ikonë. Pas tij, radhën e ka mbreti, Robin Krasniqi kurse prezantuesi elektrizon sallën me fjalët “Vjen Robin Krasniqi nga Juniku”. Si gjithmonë edhe kësaj radhe gjatë ngjitjes në ring, atë e shoqëron melodia e famëshme ‘Baresha’. Rundi i parë fillon, motivimi i Krasniqit për fitore vërehet edhe pse kundërshtari shumë i fortë, puna dhe vullneti i tij i tejkalon sfidën e radhës duke marrë pikë te konsiderueshme në secilin roundë. Meqi zgjatë 12 runde një luftë e ashpër në ring nga dy gladiatorë të vërtet por një fitimtar në fund. Gjyqtari komenton pikët, të gjitha janë në favor të Robin Krasniqit, brohoritjet fillojnë, gjyqtari ngritë dorën e Robinit, dhe kështu fitorja pas 12 rundëve është e tij me plotë meritë. Në vendlindjen e tij në Junik festa kishte filluar qytetarët e shumtë shprehnin gëzimin e tyre. Njëri nga organizatorët e transmetimit të këtij meqi Fatmir Miroci shprehet tejet i lumtur për fitoren e tij të radhës. Ai, bashkë me Rrustem Pepshin dhe Artan Krasniqit me përkrahjen e kryetarit të Komunës së Junikut, z, Agron Kuçi, kishin arritë me sukses që këtë organizim ta bëjnë sa më madhështor duke transmeruar meqin përmes projektorit gjigandë në sallë. Por, çfarë është një mbret në ring si Robini, i cili kërkon në çdo moment rrugën drejt fitorëve të tij, punë dhe stërvitje, koncentrim dhe moral të fortë, një qëllim i cili e bënë të pamposhtur, qellimi drejt titullit Kampion Bote.

Related posts