970×90
970×90

Shkruan Adri Nurellari: Sherifi sërish nuk qëllon në shenjë

Shkruan Adri Nurellari: Sherifi sërish nuk qëllon në shenjë

Pikësëpari si ithtarë dhe promovues i liberalizmit nuk ka se si mos ta respektoj e vlerësoj pluralizmin e prandaj në shkrimin tim të parë kisha shkruajtur duke bërë paralelizëm me ligjin e tretë të Njutonit se “Është e kuptueshme që vetë roli protagonist e bën edhe cak shigjetash”, “Prandaj prezenca e anti-thaçizmit si aksion politik në një epokë pluraliste është më se e natyrshme.” Madje më tutje shtoj se “Nuk ka asgjë të keqe që të ketë kritika, dyshime e kërkesë llogarie mbi një lider politik, përkundrazi, është ky presion që bën të mundur garantimin e performancës së mirë. Mirëpo shprehja shqetësim se “në Kosovë përmasat e anti-thaçizmit janë anormale e kanë arritur dimensionet e një obsesioni kolektiv masiv që ka uzurpuar skenën politike”. Përpos përmasës dominuese të sulmeve ndaj tij shprehja shqetësimin e dhe për formën agresive e intensive me të cilën manifestoheshin këto sulme nga një segment në debatin publik. Nga ana tjetër është interesante që personi që konsiderohet si konsiderohet si mendimtari i Nismës Social Demokrate është profilizuar në sulme personale por nuk është dëgjuar të promovojë vlerat e social-demokracisë paçka se Nisma është profilizuar si social-demokrate prej fillimit të vitit. Këtë mendimtar të ndritur e kemi vënë re që mban avazet e vjetra të diskursit politik e nuk e kemi dëgjuar të shkruaj për apo të promovojë vlera social-demokrate si barazia, drejtësia sociale, solidariteti shoqëror, liria pozitive, kohezioni social, komunitarianizmi, ambientalizmi e anti-globalizmi. As nuk kemi dëgjuar prej tij propozime ideore të politikave kejnsianiste që zakonisht merren më shumë me anën e kërkesës së ekonomisë sikurse rishpërndarja, intervencionizmit i shtetit, shtetëzimi apo kontrolli shtetëror në sektorë kyç, investimet publike aktive në ekonomi dhe shpenzime për punësime shtetërore, rritja e rregullave e kontrollit ndaj ekonomisë etj.

Related posts