970×90
970×90

Shkon në 61 numri i viktimave nga zjarri në Koçan

Shkon në 61 numri i viktimave nga zjarri në Koçan

Një pacient i cili po trajtohej në Lituani me djegie të rënda në trup është viktima e 61-të nga zjarri i tmerrshëm i ndodhur më 16 mars në diskotekën “Pulse” të Koçanit.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për media, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Aleksandar Gavrilovski, i cili ishte një nga pacientët në gjendje më kritikë.

“Aleksandar Gavrilovski kishte 35 për qind djegie në trup, të shkallës së tretë. Ka pasur edhe djegie në rrugët e frymëmarrjes. Dhe ai ishte një nga pacientët me gjendje më të vështirë. Për momentin janë edhe dy pacientë në gjendje të rëndë dhe shpresoj të mos kemi lajme të këqija për ta dhe të jenë më mirë”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një konferencë për media.

Siç tha Taravari, Gavrilovski që nga fillimi ishte në gjendje të rëndë, por më 4 prill u përkeqësua. Prej dje është vënë në dializë, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Ndryshe, javën e kaluar vdiq edhe menaxheri i diskotekës, Aleksandar Karadakovski. Nga zjarri në Koçan janë lënduar rreth 200 persona, disa prej të cilëve janë dërguar për mjekim jashtë vendit.

Related posts