970×90
970×90

Shkodran Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë

Shkodran Mustafi shënon dhe feston me shqiponjë

Arsenali është rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi në Cardiff, duke e mundur skuadrën me të njëjtin emër me rezultat 2:3.

Skuadra e Unay Emery ka shënuar edhe fitoren e dytë këtë sezon, duke e mposhtur Cardiffin në shtëpinë e tyre.

Fillimi i ndeshjes ishte i jashtëzakonshëm për Arsenalin, që pas 11 minutave pa vetën në epërsi, kur Shkodran Mustafi shënoi dhe festoi me shqiponjë pas një asistimi nga Granit Xhaka.

Vendasit arritën barazimin më minutën e fundit të pjesës së parë, përmes Camarasa.

Pjesa e dytë solli edhe tri gola, me Arsenalin që në minutën e 62’, shënoi me anë të Aubameyang për 1:2.

Nuk kaluan shumë minuta lojë, dhe Cardiff arriti ta barazonte për herë të dytë rezultatin në minutën e 70’ me Ward.

Arsenali ishte skuadër e vendosur për të fituar këtë përballje shumë të rëndësishme, dhe këtë e arriti me golin e Lacazette në minutën e 81’.

Me këtë fitore Arsenal numëron 6 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Newcastle United

Related posts