
Ndryshime të mëdha po shihen në tregun mediatik në Shipëri. Në shtetin ku qeveris z.Edi Rama, një televizion tashmë ka kaluar në pronësinë e kompanisë “Devolli Coorporation”, . Kjo kompani kosovare, me një investim disa milionësh, ashtu siç tregojnë burimet e Nacionales, e ka blerë televizionin ABC me seli në Tiranë.
Burimet tregojnë se tashmë një zyrtar i kompanisë “Devolli” ka qëndruar sot në ambientet e ABC-së bashkë me drejtorin aktual të televizionit, Idaver Sherifin.
Megjithatë, televizioni ABC me pronar Klodian Allajbeun vazhdon ta ketë pronësinë e televizionit T7 dhe Gazetës Express.
Shkëlqim Devolli, biznismen nga Peja, është një nga emrat e njohur të sektorit privat në Kosovë.
Në pronësi të tij, ai ka disa kompani, përfshirë edhe një medium të madh kosovar. Më konktretisth, z.Devolli është pronar i Klan Kosovës, një media e respektuar në Kosovë.
Por, krahas investimeve në media, Devolli Coorporation është i përfshirë edhe në disa sektor tjerë biznesor. Artmotion është një tjetër kompani e njohur e Shkëlqim Devollit, e cila ka një treg të madh në Kosovë në fushën e rrjetit kabllor.
Siç shkruante kohë më parë Evropa e Lirë, në pronësi të Shkëlqim Devollit është edhe një terminal doganor, që ka një hapësirë prej 21 mijë metrash katror.
Por, ndoshta kompania më e njohur e tij është “Comodita Home”, natyrisht pas Artmotion. “Comodita Home” është lidere për prodhimi ne dyshekëve në Kosovë. Madje, kjo e fundit së fundmi ka bërë edhe një reklamë me legjendën e futbollit italian, z.Totti.
Comodita Homë është një nga kompanitë e Devollit që ka eksportuar më së shumti gjatë këtij viti sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Por, në pronësi të z.Shkëlqim është edhe Princ Cafe, një nga produketet më të shitura të këtij llojit në Kosovë.
Ndryshe, Shkëlqim Devolli së fundmi është parë aktiv edhe në Amerikë, e ku e ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në një fushë të golift.
Nuk dihet nëse z.Devolli ka luajtur ndonjë lojë golfi, por ai e ka një fotografi si kujtim nga takimi me Trump.
Megjithatë, ai tashmë ka shënuar një gol në fushën e medias, duke e blerë ABC News.
Kujtojmë që Shkëlqim Devolli është i vëllai i z.Blerim Devolli, një tjetër biznismen i pasur i Kosovës.