![Shkatërrohen tre laboratorë droge në veri të Mitrovicës, dy persona të arrestuar](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/01/64E61243-B5CA-464F-8224-73865439A485.png)
Tre laboratorë droge janë shkatërruar nga Policia e Kosovës në veri të dielën, si dhe dy persona janë arrestuar.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës e cila ka treguar se shkatërrimi i laboratorëve është bërë në kuadër të operacionit “Shpata”.
“Zbulohen tre laboratorë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë siç jeni njoftuar më herët, sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.
Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizur në tri (3) lokacione.
Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratore me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.
Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojn dy (2) persona të dyshuar meshkuj serb, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Reporteri.net.
Policia thotë se mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi.
Edhe ministri ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes dy postimeve në Faebook ka njoftuar për shkatërrimin e laboratorëve të drogës.
Ai lavdëroi Policinë përr punën.
“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuciç e Petkoviç. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla në Facebook.
Me një postim të mëhershëm ku njoftoi shkatërrimin e laboratorit të parë të drogës, ministri Sveçla ka konifrmuar se bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij, shkruan Reporteri.net.
Shkatërrimi i laboratorëve të drogës u krye gjatë një aksioni policor në Mitrovicën e Veriut.