
Rreth gjysmë ore shi ra sot rreth orës 19:00 dhe shumë rrugë të Prishtinës janë përmbytur nga uji.
Era dhe shiu i fortë që ka ranë pasditen e sotme ka dëmtuar edhe lisat në Prishtinë.
Shiu ka mbushur edhe rrugët me ujë në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Ndërkohë, shkallët në lagjen “Arbëria” janë bërë të pakalueshme nga lloçi dhe rëra.
Më poshtë mund të shihni pamjet e shkallëve. /Lajmi.net/
