970×90
970×90
970×90
970×90

Shitet për gjysmë milioni dollarë një nga kompjuterët e parë Apple

Shitet për gjysmë milioni dollarë një nga kompjuterët e parë Apple


Shumica e njerëzve nuk do ta konsideronin fare si ofertë kur bëhet fjalë për një kompjuter pothuajse jofunksional për shkak të vjetërsisë, por nëse është një nga kompjuterët e parë të ndërtuar ndonjëherë nga Apple? Kjo është një histori krejtësisht tjetër.


Një kompjuter origjinal i Apple-1 i prodhuar në vitin 1976 – i ndërtuar nga vet Steve Wozniak – u shit për gjysmë milioni dollarë në një ankand të Christie’s. Kompjuteri vjen brenda një çante lëkure me një tastierë të integruar.

Mendohet se janë prodhuar rreth 200 kompjuterë Apple I, shumica e të cilave besohet se janë shkatërruar. Kjo është një ndër arsyet pse e bën të veçantë këtë kompjuter dhe normalisht çmimi i tij rritet jashtëzakonisht shumë, krahasuar me shërbimet që ofron.

Regjistri tregon se ky kompjuter, Apple-1, i është shitur Rick Conte, i cili e bleu për të mësuar se si të programojë BASIC. Ai e dhuroi atë në Muzeun Personal të Kompjuterit në Maine në vitin 2009, pas të cilit u shit në një sërë pronarësh privatë.

Gjithashtu të përfshira në ankand ishin shumë pjesë tjera të historisë së këtij modeli – manualet origjinale, një pjesë të vogël revistash me artikuj rreth Apple I, një hardware, printeri Matrix, fotokopje të rralla, disa nga dokumentet origjinale të themelimit të Apple dhe të tjera.

Related posts