Mercedes-Benz tani po prodhon një SUV 200,000 dollarësh që kompania e quan “kulmi i luksit”
Mercedes tha që GLS përfaqëson një formë të re luksi në segmentin SUV, transmeton Telegrafi.
SUV i ri përmban një motor të fuqishëm V8, sisteme të përparuara për një udhëtim të qetë dhe të rehatshëm.
“Brendësia e saj e gjerë me materialet e shkallës më të lartë dhe izolimin jashtëzakonisht efektiv të zhurmës krijon një atmosferë me stil, dhe bënë që ju të ndiheni shumë rehat brenda tij”, tha Mercedes në një deklaratë.
Çmimi fillestar është vlerësuar të jetë 200 mijë dollarë sipas raporteve të tregtisë së industrisë.
“Për më shumë se 20 vjet, punonjësit e Alabama-s Mercedes-Benz kanë prodhuar automjete luksoze për shoferët në të gjithë botën, dhe suksesi i tyre flet vetë”, tha Sekretari i Tregtisë i Alabama Greg Canfield. “Kompania vazhdon të ketë besim të madh në aftësitë dhe mjeshtërinë e tyre, dhe Mercedes-Maybach GLS do të jetë i fundit në një varg të gjatë të fituesve për uzinën e Alabama”.
Mercedes-Maybach GLS 600 ka motor 4.0 V8, që prodhon 558 kuaj fuqi dhe 730 Nm çifte rrotulluese.
Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për vetëm 4.9 sekonda dhe ka shpejtësinë maksimale 250 km / orë.