Bugatti zbuloi një veturë unike të quajtur La Voiture Noire në Panairin e Motorëve në Gjenevë të martën.
Hiper vetura u ndërtuar me porosi dhe u krijua për të përkujtuar ditëlindjen e 110-të të Bugatti.
Me 18,9 milionë dollarë, është makina e re më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë, tha në një deklaratë Bugatti, transmeton Telegrafi.
La Voiture Noire mundësohet nga një motor W16 me katër turbo me 1.480 kuaj fuqi, 8.0 litra.
pKjo është super vetura e re e Bugatti, tetëmbëdhjetë milionë dollarëshe, është makina e re më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.
Lajmi i keq është se edhe sikur të kishit 18 milionë dollarë thjesht mbase nuk mund ta keni atë, pasi ata kanë bërë vetëm një, dhe tashmë është shitur.