
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është aktualisht në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku nga afër po e përcjell ndeshjen Feronikeli – Milan.
Ai në Facebook ka postuar një video, ku shihet bashkë me legjendën e Milan, Paolo Maldini, shkruan lajmi.net.
“ Bashkë me legjendën e futbollit, Paolo Maldini, duke shikuar ndeshjen Feronikel-Milan”, ka shkruar ai.
Përveç Thaçit, në stadium ka edhe politikanë të tjerë, përfshirë edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.